Eliminimi i Realit, paralajmërim për Barcelonën

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi mendon se eliminimi i befasishëm i Real Madridit nga Liga e Kampionëve duhet të shërbej si mësim për gjigantin katalan.
“Kjo duhet të jetë paralajmërim për ne. Ne duhet të mbajmë këmbët në tokë dhe të japim maksimumin për të shkuar përpara” tha të premten sulmuesi argjentinas.
Real Madrid u eliminua prej Ligës së Kampionëve, nga Lyon, të mërkurën duke përfunduar garën në rrethin e dytë të saj për vitin e gjashtë të njëpasnjëshëm.
Ndërsa, Barcelona javën e ardhshme do të zhvilloj ndeshjen e kthimit kundër Stuttgartit dhe Messi ka bërë të qartë se përballja nuk ka përfunduar e sidomos pas rezultatit të barabartë 1-1 në Gjermani.
“Ne duhet ti qasemi ndeshjes me kujdes. Ishim me fat që fituam gjithçka për çka kemi luajtur vitin e kaluar” shtoi Messi duke iu referuar triumfit historik në La Liga, Copa del Rey, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Spanjës, Superkupën e Evropës dhe Kampionatin botëror të klubeve.
Messi ishte futbollist kyç në suksesin e Barcelonës vitin e kaluar dhe si rezultat fitoi Topin e Artë dhe çmimin e futbollistit më të mirë në botë nga FIFA.