Luftëtari fiton 2-1 ndaj Butrintit
SARANDË- Luftëtari kalon një provë të vështirë në Sarandë dhe e mbyll ndeshjen me fitoren 2-1 përballë Butrintit dhe i vetëm kryeson në Kategorinë e Parë, me pretendim Superligën.
Ndeshja filloi me gol për Luftëtarin, ku Nora i shkëputur nga të tjerët, topin e marrë nga Devolli e kalon mbi portierin Demi. Pese minuta në vonë, Raboshta pengohet nga Xibro dhe penalltinë e fituar prej tij e kthen në gol shënuesi Nora.
Vendasit realizojne golin e pare në fillim të pjesës së dytë me Dortin që me kokë dërgon topin në rrjetë mbas një goditje këndi.
Mustafa Hysi, trajneri i Luftëtari, tha për ATSH-në pas ndeshjes se ekipi gjirokastrit fitoi falë lojës kolektive. “Fituam ndaj një ekipi me lojtarë cilësorë. Fitorja ndaj Butrintit ishte vendimtare për vazhdimin cilesor te kampionatit”, theksoi Hysi.
(d.b/BalkanWeb)