Luftëtari marshon edhe në Elbasan, Kukësi i merr vendin e dytë Lushnjes
Java e 20-të e kategorisë së parë karakterizohej nga sfida të forta, ku nuk mungonin përplasjet mes pretendentëve. Luftëtari me fitoren 3-2 të arritur në Ruzhdi Bizhuta ndaj Elbasanit vijon i sigurtë rrugën drej ngjitjes në kategorinë superiore. Për gjirokastritët ka shënuar dy herë shkodrani Rraboshta dhe një kapiteni Braho, ndërsa dy golëshi i Endri Dalipit i ka vlejtur lbasanit vetëm për statistikë. Kukësi ka fituar 4-1 ndaj Gramshit dhe me këtë fitore kanë bërë autokritikën e rezultave jo të mira të ndeshjeve të fundit. Protagonist në fitoren e kuksianëve ka qenë Hamzai, që ka shënuar tre gola. Falë humbjes së Lushnjes në Lezhë, Kukësi rimerr vendin e dytë me 41 pikë dhe distanca me gjirokastritët e vendit të parë është nëntë. Besëlidhjes i ka mjaftur goli i Miliç në fund të pjesës së parë për të ndaluar lushnjarët. Me këtë fitore Besëlidhja shkon në 38 pikë, dy më pak se Lushnja e vendit të tretë. Për momentin Besëlidhja ndodhet në vendin e katërt, por mbetet në pritje të ndeshjes së së hënës mes Vlorës dhe Besës, ku kavajësit kanë 36 pikë. Burreli ka surprizuar në fund himariotët, të cilët me këtë humbje në shtëpi i vënë shumë pikëpyetje mbijetesës në kategorinë e parë. Skarapari dhe Butriniti kanë ndarë nga një pikë, pasi takimi përfundoi 1-1, ku të dy golat janë shënuar nga vendasit. Mamurrasi ka fituar 2-0 me fqinjët nga Fushë Kruja dhe me këtë tripikësh distancohen nga Iliria dhe pozicionohen në mesin e rënditjes me 25 pikë. Ada nuk e ka pasur të ëvshtirë të kalojë Gramozin, pasi takimi i luajtur në Velipojë ka përfunduar 3-0.
Kategoria e Parë, java e 20-të
Elbasani-Luftëtari 2-3
Shënues: Dalipi 34 (11-m), 81′ / Rraboshta 7, 54′, Braho 14
Besëlidhja-Lushnja 1-0
Shënues: Miliç 43′
Kukësi-Gramshi 4-1
Shënues: Malo 45′, Hamzai 52′, 55′, 68′/ Çekrezi 85′ (11-m)
Skrapari-Butrinti 1-1
Shënues: Majtare 85′ / Allbani 60” (autg)
Himara-Burreli 0-1
Shënues: Ivanaj 88′
Mamurrasi-Iliria 2-0
Shënues: Kadiu 45+4′, Xhixha 59′
Ada-Gramozi 3-0
Shënues: Perfati 2, Doçi 12, Puka 78′
Të hënën
Vlora-Besa
