Grupi B: Naftëtari nuk i ndahet Partizanit
Në Këlcyrë kontestohet gjykimi dhe ndërpritet loja. Zylyftari sulmon gjyqtarin në Memaliaj
Rezultatet e javës së 15-të
Dje
PARTIZANI ALBPETROL 2-0
KELCYRA NAFTETARI 1-2
TURBINA PERMETI 2-1
DOMOSDOVA TEPELENA 2-2
MEMALIAJ – BILISHT SPORT 2-0
Sot
DELVINA SOPOTI (në Tepelenë)
Renditja
1.Partizani 30 9 3 2 17-7
2.Naftëtari 29 9 2 3 28-7
3.Tepelena 26 8 2 4 24-15
4.Bilisht S. 23 7 2 5 19-14
5.Turbina 22 6 4 3 18-16
6.Albpetrol 22 6 4 4 15-13
7.Përmeti 18 5 3 6 16-18
8.Memaliaj 17 5 2 7 15-18
9.Sopoti 16 4 4 5 12-14
10.Domosdova 15 4 3 7 13-20
11.Këlcyra 8 2 2 10 7-27
12.Delvina 7 2 1 10 9-24
Java e 16-të (25.03.2012)
TEPELENA – DELVINA
SOPOTI – TURBINA
PERMETI – KELCYRA
NAFTETARI – PARTIZANI
ALBPETROLI – BILISHT SPORT
DOMOSDOVA – MEMALIAJ
Partizani i falet Bathës, dygolësh ndaj Albpeteolit
Nga Ilir Cara
Partizani – Albpetrol 2-0
Shënues: Batha 14, 83
Partizani: Myrta, Tata, Bozha, Boja, Sharra, Batha, Gjeçi (Bërdaj 85), Verli, Asllani (Xhafa 87), Maho, Alcani (Çoba 28). Trajner: P.Musta
Albpetrol: Kaja, Ardit Arapi (Mbyeti 60), Bratja, Leka, Derka (Mici 74), Çemeri, Prifti, Avdo (Shpataraku 86), Goxhaj, Kliti Arapi, Hysenshahaj. Trajner: A.Ymeraj
Gjyqtarë: A.Koçi, H.Lisaku, A.Demiraku (Durrës)
Kartonë të verdhë: Bozha , Gjeçi , Asllani , Batha / Avdo , Ardit Arapi, Kliti Arapi , Hysenshahaj
Ishte menduar e lehtë fitorja me Alpetrolin, por të kuqtë kanë vuajtur jo pak. Partizani ka fituar 2-0 më patosarakët falë një dygolëshi të mesfushorit 19-vjeçar Ildi Batha. Albpetroli është skuadra që u shkaktoi humbjen e parë të kuqve në fazën e parë dhe dje Partizani ka fituar pa bindur në lojë. Për stafin dhe futbollistët rëndësi ka tripikëshi, që i mban në vend të parë. Takimi u zhvillua në stadiumin Selman Stërmasi dhe, përpos çmimit të biletës prej 300 lekësh, të pranishëm ishin rreth 1500 spektatorë.
Tifogrupi Guerrils e ka mbështetur ekipin gjatë gjithë ndeshjes. Loja nis e qetë dhe Partizani e gjen golin në minutën e 14-të. Veterani Klodian Asllani ekzekuton bukur një goditje dënimi dhe topi shkon te Batha, që me kokë shënon dhe ndez atmosferën. Pa këtij goli, u mendua se Partizani do të shpërthente, por realisht nuk ndodh kështu. Të kuqtë nuk janë në ditën e tyre dhe bëjnë plot gabime në lojë.
Partizani ka edhe disa mundësi të tjera, por pjesa e parë mbyllet 1-0. Në minutën e 28-të, kapiteni Alcani i lë vendin Çobos, pasi pëson një tërheqje. Pjesa e dytë është e zbehtë edhe për faktin se miqtë nga Patosi nuk kanë gjuajtur asnjëherë në kuadratin e mbrojtuar nga Myrta. Rezultati 1-0 nuk ka siguri, por në minutën e 83-të, pas topit të marrë nga Asllani, Batha shmang mbrojtien mike, hyn në zonë dhe në pozicion diagonal e dërgon topin në rrjetë.
Gjithçka përfundon në këtë moment dhe për fitoren e Partizanit pa dyshim që merita i takon 19-vjeçarit Batha. Në fund të ndeshjes, trajneri Perlat Musta u shpreh se fituesi nuk gjykohet. E rëndësishme për Partizanin është fitorja, ndërkohë që javën tjetër e pret një provë zjarri, transferta e Kuçovës
Dygolëshi i Xhafës rikthen Turbinën te fitorja
Nga ARTAN PAJA
TURBINA – PËRMETI 2-1
Shënues: Xhafa 20′, 39′ / Hajredini 90′
Turbina: Dyrmishi, Haxhiu, Koçi (Shukulli 76′), Duro (Plaku 45′), Mustafaj (Sopjani69′), Isaraj, Xhelili, Rrapushi, Tirana, Xhafa, Shkoza. Trajner: E. Belshi
Përmeti: Gjoka, Fishta, Brahimaj, Hajredini, Tare (Metoshi 56′), Kita (Çarçani 43′), Mihali, Millona, Grimci, Tako, Sakollari. Trajner: K. Sevo
Gjyqtarë: A. Kamberaj, S. Hana, E. Pasha (Patos)
Kartonë të verdhë: Haxhiu
Skuadra e Turbinës, e drejtuar nga trajneri Belshi, ka dominuar dje ndaj Përmetit, teksa ka fituar me rezultatin 2-1. Vlen të theksohet se stafi teknik ka reaguar pas dy rezultateve të dobëta në dy javët e para, duke ndërtuar një formacion krejt të ri. Kjo me sa duket ka rezultuar efikase për trajnerin Belshi, pasi futbollistët vendas kanë zhbllokuar rezultatin me anë të Xhafës qysh në minutën e 20-të, por edhe goli i dytë mban emrin e të njëjtit autor, kur pas një topi dhënë me saktësi nga Shkoza, sërish Xhafa ka dyfishuar rezultatin.
Miqtë e kanë pasur të vështirë të gjejnë terren, por Hajredini ka shënuar një gol shumë të bukur në fund të takimit, duke ngushtuar shifrat. Kjo ndeshje është konsideruar ndeshja më e bukur për trajnerin Belshi, i cili në ktë takim ka aktivizuar edhe tre emra të rinjsh të talentuar, siç janë Plaku, Sopjani dhe Shukulli. Turbina, e fitoren e djeshme shkon në kuotën e 22 pikëve, por ndërkohë që me nivelin e këtij takimi ka mundur të rikthejë qetësinë tek drejtuesit më të lartë të klubit, por edhe te tifozeria e zjarrtë, që vazhdon ta mbështesë.
Naftëtari nuk ndalet as në fushën e Këlcyrës
Nga Roland Suli
Këlcyra Naftëtari 1-2
Shënues: Shahini 55 (11-metërsh) / Gucaj 18, Gjoka 44
Këlcyra: Konini, Spahiu, Kamberaj, Xhani, Bejko (Plugu 46), Shahini, Shele, Sadikaj, Kamberi, Kule (Pashollari 46), Kuro.
Trajner: R.Spahiu.
Nafëetari: Rexhepi, Gucaj, Kaja, Daci, Baku, Taullau, Gega, Mullai, Toska (Koroveshi 70), Gjoka (Teokote 89), Lila (Nela 80).
Trajner: B.Fraholli.
Gjyqtarë: L.Mustafaraj, E.Shehu, E.Shaba (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Shele, Gucaj (2)
Karton i kuq: Gucaj
Një takim dramatik është zhvilluar dje në fushën e Këlcyrës, ku mysafir ishte Naftëtari i vendit të dytë. Gjithçka ka qenë e hapur deri në vërshëllimën përfundimtare të gjyqtarit Mustafaraj, por në fund fati u ka buzëqeshur kuçovarëve. Duhet theksuar se vendësit e kanë kontestuar ashpër gjykimin, sidomos vendimet e dy anësorëve. Ata pretendojnë se goli i dytë i Naftëtarit është shënuar në pozicion jashtë loje, madje ka pasur edhe ndërprerje loje pas acarimit të publikut, që ka reaguar, duke hedhur sende në fushë.
Pjesa e parë ka qenë më e mirë për miqtë, ndërsa në të dytën ka luajtur më mirë Këlcyra, që, po të ishte treguar më e kujdesshme në finalizim, mund të kishte barazuar. Në minutën e 18-të Naftëtari kalon në avantazh. Gucaj, me një gjuajtje jashtë zone i jep avantazhin ekipit mik. Kur të gjithë mendonin se vendë