Luftëtari thuajse kampion dimri. Kukësi ndalon dhe parakalon Lushnjen
Kryendeshja e javës së 15-të të kategorisë së parë, që përkon edhe me mbylljen e fazës së parë, ishte Kukësi-Lushnja. Takimi i zhvilluar në Kukës është fituar 3-1 nga vendasit. Golat për Kukësin u shënuan dy nga sulmuesi Malo dhe një nga Jevdeviç, ndërsa për lushnjarët shënon i zakonshmi Canka. Me këtë fitore Kukësi ndalon ecurinë pozitive të Lushnjes dhe e parakalon në rëndtije. Dihet që Kukësi dhe Luftëtari kanë një ndeshje më pak, që do të luhet më vonë. Luftëtarti ka fituar 0-1 në transfertën e Mamurrasit, fitore që i mban gjirokastritët në krye dhe mund të quhen kampionë dimri, ndonëse faza e parë nuk mund të konsiderohet e mbyllur, sepse mungon dueli i Gjirokastrës, mes Luftëtarit dhe Kukësit, takim i cili nuk u luajt javën e shkuar për shkak se fusha ishte e mbulur me borë. Besëlidhja ka bërë një tjetër hap jo të sigurtë, pasi ka barazuar 0-0 në Vlorë
Java e 15-të e kategorisë së parë
KUKËSI LUSHNJA 3-1
GRAMSHI BESA 0-0
GRAMOZI BURRELI 1-0
ADA BUTRINTI 2-0
MAMURRASI LUFTËTARI 0-1
VLORA BESËLIDHJA 0-0
HIMARA SKRAPARI 0-0
Të enjten
ILIRIA ELBASANI (13:00)
