Bogdani: "Ta nisim me këmbë të mbarë"

"Do te jete nje ndeshje e rendesishme, si per ne, ashtu edhe per trajnerin Baric". Kane qene keto fjalet e thena nga sulmuesi, Erjon Bogdani, i cili, ashtu si edhe shoku i tij, Tare i eshte bashkuar skuadres vetem dje ne hotel "Grand". Keshtu, per Erin kjo perballje, edhe pse nje miqesore do te kete nje rendesi te vecante, sepse, sipas futbollistit, te dyja palet, pra si protagonistet, ashtu edhe trajneri Baric do te zhvillojne takimin e pare ndermjet tyre. "Me besoni qe nuk e kam pare asnjehere trajnerin e ri te kombetares shqiptare nga afer dhe ky do te jete shansi, jo vetem i imi, por i te gjithe te tjereve te njihen me te dhe menyren e tij te lojes", ka vijuar "Bogu". Megjithate, kjo miqesore, sipas tij nuk do te vleje vetem per kete gje. Kjo, pasi kuqezinjte ne radhe te pare do te provojne forcat e tyre, perpara fillimit te eleminatoreve te "Euro 2008"-es. Madje, per t'i bere balle sanmarinezeve, "bomberi" i Sienes ka pranuar prej andej se ka pare ndeshjen ndermjet San Marinos dhe Bolonjes, e cila ka perfunduar 3-1 per emilianet. "E pashe ndeshjen dhe mund te them se San Marino nuk ishte nje skuader aspak e keqe. Normalisht ka zhvilluar nje ndeshje miqesore vetem dy dite perpara, ndaj nje skuadre si Bolonja dhe mendoj se nuk do te jete ajo skuader e fresket, perballe nesh. Por, gjithesesi une kam pershtypjen se kjo nuk duhet te na frenoje aspak. Nuk duhet te ndihemi superior. Shkojme atje, bejme detyren tone dhe largohemi. Eshte shume e thjeshte", ka perfunduar Eri. Nderkohe, kjo miqesore duket se do te thote shume edhe per mbrojtesin e kombetares, "veteranin" Besnik Hasi, i cili kohet e fundit eshte kthyer ne "kolosin" e repartit te prapavijes, jo vetem te kombetares tone, por edhe te skuadres se Lokeren, ne kampionatin belg. "Une e shoh si nje testim qe duhet bere. Kemi qendruar nje kohe te gjate pa miqesore dhe mendoj se kjo ishte zgjidhja me e mire. Kemi perpara nje "gare" shume te forte, ne te cilen duhet te shkojme te kompletuar. Dhe kete mundesi na e japin vetem miqesoret. Une mendoj se kjo ndaj San Marinos do te jete me shume vlera, aq me teper kur duhet patjeter te rikthehemi tek fitorja jashte fushes. Kjo per te ngritur moralin tone, perpara ndeshjes ne transferte me Bjellorusine", ka thene Hasi. Madje, nje gje te tille e ka pranuar edhe mesfushori Altin Lala, i cili ka sqaruar se kjo ndeshje do te jete nje ndeshje prestigji, per te pare "piacen" e kuqezinjve. "Do te jete nje perballje, ne te cilen ne duhet patjeter te kthehemi me nje sukses ne "xhep"", ka perfunduar Lala.