E Diel, 1 Nëntor 2026

Engert Bakalli: "Kemi ende shpresa ne Kupen UEFA"

Edhe pse kane kaluar jo pak dite nga perballja e pare ne turin e dyte te Kupes UEFA me turqit e Kajserispor, pezmatimin ne fytyren e mesfushorit te palodhur te bardhebluve, Engert Bakalli, e konstaton ende. "Domosdo, shprehet ai, nuk ishte e lehte per ne te mundeshim ne shtepine tone. Kam mendimin se, pesuam nje humbje, te cilen nuk e meritonim. Sidomos ne pjesen e dyte, ekipi yne tregoi vertet vlera. Cilado skuader qe te ishte, tek zbriste ne fushen e lojes per te luajtur 45 minutat e pjeses se dyte, do ta kishte shume te veshtire, se pari te mblidhesh per te mos pesuar gola te tjere, jo me te ishte ne gjendje te ushtronte presion ne porten e skuadres kundershtare. Por, Tirana e beri ate gje. Skuadra i ka kapacitetet e duhura. Ndaj e theksova".
"Vetem nje gol duhesh"
Keshtu e ka mendimin Bakja. "Vetem nje gol, perserit ai, te kishim shenuar, nga gjithe ato raste te pastra qe na u paraqiten. Sikur ne minuten e 88 te te kishte realizuar ekipi, jam i bindur qe do te kishim barazuar. Por,nuk desh qe nuk desh. Here shtyllat e portes, here grushtimet e bullgarit te portes turke e here nxitimet ne momentet finale nuk e mundesuan kete gje. Pa harruar edhe pavendshmerine e gjyqtarit hungarez ne rastin e mosakordimit te penalltise ne dem te Salihit, qe u pengua ne menyre krejt te parrgullt brenda ne zone. Dhe te nje rasti tjeter, kur topi u prek me dore ne vijen kufizuese te zones turke, ai nuk dha goditje denimi per ne. Por gjithsesi, mua me mbetet mendja tek goli, qe nuk u be dhe qe ate ndeshje ishte "fshehur" aq fort per Tiranen".
"Nuk i kemi humbur shpresat"
"Nuk kemi perse t'i humbin shpresat, eshte kategorik Bakja, aq me teper kur per ne Kajserispor tashme eshte i njohur. Mundesite tona do te jene me te shumta ne ndeshjen e kthimit, sepse nuk kemi c'te humbasim me. Ata do te jene ne ruajtje te fitores se Tiranes, por gjate gjithe kohes, te mbledhur nuk mund te rrine. Gjithsesi e rendesishme eshte te them se, ne nuk i kemi humbur shpresat".
"Superkupa, pse te mos jete e jona?"
"Aq me teper, e shtyn mendimin Bakja, qe finalja e Superkupes do te jete zyrtarja e pare ne veprimtarite kombetare futbollistike ne vendit tone. Ta nisim me kembe te mbare, teksa vecmas kesaj do te na vleje shume edhe si kolaudim perpara transfertes me turqit e Kajserispor".

Bedri Alimehmeti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›