E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luftime në Rripin e Gazës. 4 viktima nga përleshjet

Katër palestinezë kanë gjetur vdekjen në Rripin e Gazës si pasojë e përleshjeve të ashpra mes forcave palestineze dhe atyre izraelite. Organizata militante palestineze ‘Xhihadi Islamik’ deklaroi se luftimet filluan pasi ushtarët izraelitë hynë në një rajon në lindje të kampit të refugjatëve Al-Bureixh, në qendër të Rripit të Gazës. Nga ana tjetër një radio izraelite bën me dije se militantë palestinezë kanë provuar të vendosin lëndë shpërthyese dhe të futen në rajonet izraelite. Një zëdhënës i ushtrisë izraelite konfirmoi se forcat izraelite kanë shkrepur disa raketa nga helikopterët.
< I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›