E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indonezi, përplaset avioni me 100 pasagjerë

Një avion pasagjerësh me më tepër se 100 persona në bord përplaset gjatë uljes në provincën indonezianë të Papua. Të paktën 20 persona u plagosën ndërsa avioni Boeing 737 i "Merpati Nusantara Airline" doli nga pista dhe përfundoi në lumë. Nga vendngjarja u bë e ditur se avioni u nda më dysh.

Zyrtarë të aeroportit deklaruan se ishte shiu i dendur që shkaktoi përplasjen por pilotët kishin vepruar me shpejtësi duke evituar një tragjedi të mundshme. Sipas agjencisë së lajmeve AFP të 103 pasagjerët e 6 anëtarët e ekuipazhit kishin shpëtuar pa plagë të rënda nga incidenti.

Alsat

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›