Lufta në Ukrainë, Moska: Qëllimi ynë, të kontrollojmë Donbasin dhe Ukrainën jugore

Në ditën e 58-të të luftës në Ukrainë, bombardimet dhe sulmet ajrore ruse vijojnë të godasin zonën e Donbasit, ku Rusia synon të vendos kontrollin e saj. Me tërheqjen e trupave ruse nga Kievi dhe nisjen e ‘fazës së dytë të operacionit special” në Ukrainë siç e cilëson Kremlini, ushtria ruse është përqendruar në Ukrainën jugore.
“Që nga fillimi i fazës së dytë të pushtimit të Ukrainës synojmë të marrin kontrollin e plotë të Donbasit dhe Ukrainës jugore për të siguruar hapjen e një korridori tokësor drejt Krimes”, tha komandanti rus Rustam Minnekayev.
Nga ana tjetër SHBA po përgatitet të dërgojë një paketë të konsiderueshme ndihme ushtarake në mbrojtje të Donbasit, ku presidenti Biden u shpreh se do t’i dërgojë edhe 800 milionë dollarë të tjera armatime Kievit që do të shërbejnë “në vijat e frontit” të luftës./ Raporton La Repubblica