E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e 2 shqiptarëve, protestojnë 5 mijë vetë

Afro 5 mijë shqiptarë kanë protestuar sot në Gostivar kundër vrasjes së dy të rinjëve shqiptarë nga ana e një polici maqedonas.

Duke bartur flamuj kombëtarë shqiptarë dhe parulla ku shkruante shqiptarët duan drejtësi, protestuesit kanë marshuar nëpër qendër të qytetit dhe kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së brendshme të Maqedonisë.

Ata kanë kërkuar që kryesi i veprës të dënohet.

Protesta u bë dy ditë pas vrasjes së Besnik Shehapit, 26 vjeçar dhe Imran Mehmeti, 30 vjeçar nga një polic maqedonas.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) u ka bërë thirrje partive që këtë rast të mos e shfyrtëzojnë për nevoja politike dhe ka kërkuar uljen e tensioneve.

Polici maqedonas është në paraburgim 30 ditësh.(rel)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›