E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lugina, nesër në ora 12, në protestë gjithë-popullore

(E plotësuar) Nesër në 12:00 protestë gjithëpopullore në Luginën e Preshevës. Të gjitha partitë politike do të mbledhin krerët e tyre sot në orën 17:00 për të parë se si do të veprohet në të ardhmen. Ata bëjnë apel tek qytetarët për qetësi dhe qëndrim në shtëpitë e tyre.

Ka përfunduar takimi i liderëve të partive politike të Luginës së Preshevës pak pas orës 13:00. Në konferencën e përbashkët për media përfaqësuesit e partive politike konstatuan gjendjen e rëndë politike dhe atë të sigurisë në Luginë pas heqjes së lapidarit, duke bërë apel tek qytetarët për qetësi dhe qëndrim në shtëpitë e tyre.

Akuza të rënda u drejtuan në adresë të Qeverisë serbe, të cilët duke parë unitetin e faktorit politikë shqiptarë dhe shoqërisë civile rrthë lapidarit dhe gati se në gjetjen e një zgjidhje me palën ndërkombëtare, Qeveria serbe në mënyrë makabre shkel mbi identitetin kombëtarë shqiptarë.

---

Shqiptarët në Luginën e Preshevës nesër do ta mbajnë një protestë për shkak të largimit të përmendores së pjesëtarëve të rënë të UÇPMB-së, kanë paralajmëruar sot përfaqësuesit politikë në Preshevë.

Në konferencën për shtyp në Preshevë, folën liderët politikë të Preshevës dhe Bujanovcit, të cilët kanë porositur se protesta do të mbahet në mesditë, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Riza Halimi, i vetmi deputet shqiptar në Kuvendin e Serbisë, tha se Serbia e vazhdon zgjidhjen e problemeve me mjete të dhunshme, e jo me dialog.

“Qëndrim i përbashkët i të gjithë liderëve politikë është që të qëndrojmë në realizimin e të drejtave legjitime individuale dhe kolektive të shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, tha Riza Halimi, në konferencën për shtyp, ku ishin të pranishëm edhe kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, dhe kryetari i komnunës së Bujanovcit, Nagip Arifi.

Njëri nga liderët politikë, Skender Destani tha se qeveria e Serbisë, me largimin e përmendores nga qendra e Preshevës, ka treguar se “nuk i dëshiron shqiptarët në Luginën e Preshevës”.

Ai theksoi se shqiptarët në pjesën jugore të Serbisë, me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, do të kërkojnë që t’i kenë të drejtat e njejta sikur serbët në pjesën veriore të Kosovës.

Në vendin ku ishte e vendosur përmendorja e luftëtarëve të rënë të UÇPMB-së, qytetarët kanë vendosur qirinjë dhe kurora lulesh në nderim të luftëtarëve të rënë të UÇPMB-së.

........

Lideri I LPD-së Jonuz Musliu ka lëshuar takimin e sotëm që po mbahet në sallën e Kuvendit Komunal të Preshevës, ndërkohë një orë më vonë Musliu është kthyer në takim.

Qytetarët shqiptarë të Luginës dhe media të shumta janë në pritje të qëndrimit të liderëve politik shqiptarë të cilët janë duke mbajtur takimin në ndërtesën e Kuvendit Komunal të Preshevës.

Ndërkohë  mëson se lideri i LPD-së la lëshuar këtë takim, por njëkohësisht mësohet se gjatë takimit ka patur dhe disa mosmarrëveshje brenda vetë pjesëmarrësve të këtij takimi ndërsa një orë më pas Musliu është kthyer në takim. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›