Kamishi dhe Lushtaku Marrin Pensione Invalidore

Ministrit të Arsimit Ramë Buja nuk i duket e udhës të marrë pension invalidor edhe pse ishte plagosur gjatë luftës pasi do ta ruaj simbolikisht buxhetin për invalidët, mirëpo deputeti Bekim Haxhiu dhe kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, e pranojnë beneficionin prej disa mijë eurosh në vit ndërkohë që kryejnë punë tjera në zyra të larta.
Dy politikanë të pushtetshëm nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu i njohur si “Kamishi” dhe Sami Lushtaku, të ardhurat vjetore të të cilëve kalojnë 20 mijë përkatësisht 45 mijë euro në vit, janë përfitues edhe të pensionit invalidor që ndahet nga buxheti i vendit.
Gazeta Jeta në Kosovë ka zbuluar se deputeti aktual “Kamishi” e gëzon këtë beneficion prej 1 prillit 2003 ndërsa kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku nga 1 janari 2008, ndonëse të dy punojnë në detyra të larta dhe të paguara mirë. /Indeksonline/