Prishtinë, sulmohentre punonjës të policisë
PRISHTINE- Tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës të shtunën mbrëma janë sulmuar fizikisht nga dy persona në rrugën e “Caralevës” në Prishtinë, ndërsa po hetonin një rast të therjes me thikë.
Punonjësit e policisë kanë qenë duke ushtruar detyrën e tyre duke kërkuar informacione ndaj dy të rinjve. Por mosbindja e tyre ka arritur deri në reagimin fizik ndaj policëve dhe gjatë konfliktit njëri prej të rinjve ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur lehtë punonjësit e forcave të rendit.
Dy policë kane pësuar lëndime te lehta trupore, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar.
“Tre pjesëtare të Policisë së Kosovës janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj me kombësi shqiptare. Dy pjesëtare të PK-së kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Ndërsa dy të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
(e.n/tg/BalkanWeb)