Luhen dy ndeshjet e Superliges
Janë luajtur dy ndeshjet e fundit të javës së tetë të Superligës, ku Besa dhe Bylis kanë arritur të fitojnë respektivisht ndaj Vllaznisë dhe Apolonisë. Takimi më emocionues është luajtur padyshim në Kavajë, aty ku luanin dy prej ekipeve elitare të kampionatit shqiptar. Ndeshja është vendosur nga një gol i kosovarit Fitim Haliti në minutën e 24-të. Ai përfitoi nga një mosmarrëveshje mes Elvin Beqirit dhe portierit Grima, duke e dërguar topin në rrjetë.
Vllaznia luajti që nga minuta e 42-të me 10 futbollistë për shkak të kartonit të kuq të marrë nga Suad Lici. Fitorja e ngjit Besën në vendin e dytë me 14 pikë, 4 më pak se Tirana kryesuese. Ndërkohë, në Ballsh, Bylisi ka marrë 3 pikë të arta, duke mundur 1-0 Apoloninë. Bakiu realizoi që në minutën e dytë dhe për fierakët ka qenë thuajse e pamundur që të përmbysnin shifrat. Për Apoloninë ishte humbja e katërt për këtë sezon, ndërkohë që Bylis lë të vetëm në fund të renditjes Partizanin.
(a.s/News24/Balkanweb)