Pukë, incident në ndeshjen Tërbuni-Laçi
PUKË - Një incident është shënuar gjatë ndeshjes së sotme mes Terbunit dhe Laçit, në Pukë. Presidenti i ekipit të Laçit ka hyrë në fushë gjatë zhvillimit të lojës duke goditur me grushta njërin prej lojtarëve. Situata ka degjeneruar në një kaos total, ku vetëm pas ndërhyrjes së policisë, situata është mundur të vihet nën kontroll.
(a.s/News24/Balkanweb)