E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luhen nesër ndeshjet e Kupës së Shqipërisë

Tiranë (Start)- Nësër do të luhen ndeshjet e para për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Skuadrat janë të ndara në grupe, A dhe B, dhe do të vazhdojnë rrugën brenda grupit deri në finale. Përballja e nesërme më e rëndësishme është ajo mdis Teutës së Durrësit dhe Vllaznisë së Shkodrës.

Skuadrat po kalojnë një moment të shkëlqyer në kampionat, dhe do të kërkojnë të vazhdojnë garën edhe në kupë. Vllaznia është kampione në fuqi e Kupës së Shqipërisë, dhe aktualisht ndodhet në krye të kampionatit shqiptar.

Tirana do të ndeshet me Lushnjen në ndeshjen e parë, ndërsa Dinamo do të ketë përballë kryesuesit e kategorisë së parë, Skënderbeun. Elbasani do të udhëtojë në Lezhë për t’u ndeshur me Besëlidhjen. Ndeshja parashikohet e lehtë në letër për elbasanasit pas momenteve të vështira financiare që po kalon Besëlidhja.

Më poshtë do të paraqesim të gjitha përballjet e ditës së nesërme.

Grupi A

Skënderbeu-Dinamo
Kastrioti-Besa
Apolonia-Shkumbini
Teuta-Vllaznia

Grupi B

Burreli-Partizani
Besëlidhja-Elbasani
Lushnja-Tirana
Bylis-Flamurtari

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›