Kristiano Ronaldo shpallet fitues i “Topit të Artë” për vitin 2008
Paris - Kristiano Ronaldo shpallet futbollisti më i mirë i vitit 2008 nga revista franceze Franc Football. Lajmi bëhet i ditur nga websiti i revistës franceze që organizon për të 53-ten herë këtë çmim.
Ronaldo grumbulloi 446 pikë, pas tij renditen argjentinasi i Barcelonës, Leonel Mesi, dhe spanjolli i Liverpulit, Fernando Torres. Ronaldo bëhet pasardhësi i Kakasë në mbajtjen e këtij trofeu të rëndësishëm. Futbollisti dha një kontribut të madh në fitmin e Ligës së Kampioneve dhe Premierligës nga skuadra e tij, Mançester Junaited.
Ronaldo bëhet portugezi i tretë që fiton këtë trofe, pas Euzebios në vitn 1965, dhe Luis Figos në vitin 2000.