Shpërthim në Kinë, të paktën 13 të vdekur
Henan - Të paktën 13 persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi të ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në provincën e Henanit në Kinën qëndrore. Sipas Xinhua, shpërthimi në fshatin Donggancheng, ndodhi pak para orës 01:00, njoftoi agjencia e lartpërmendur, duke cituar zyrtarë të zyrës lokale të emergjencave. Në vitin 2006, i njëjti fshat u godit nga një shpërthim vdekjeprurës në një uzinë ku prodhoheshin lëndë shpërthyese në mënyrë të paligjshme, të cilat përdoren shpesh në minierat e e vendit. Katër veta vdiqën në aksident.