E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luhet e para në fazën me grupe

Zbresin sot në fushë 16 skuadrat e kualifikuara për në fazën me grupe të Kupës së Shqipërisë, format i huazuar nga Champions League. Skuadrat janë ndarë në 4 grupe me nga 4 ekipe, ku dy të parat e çdo grupi do të kalojnë në fazën me eliminim të drejtpërdrejtë, që përkon me çerekfinalet. Duke qenë se bëhet fjale për një fazë me grumbullim pikësh, skuadrat e mëdha nuk duan ta anashkalojnë situatën. Kështu mendon trajneri i Flamurtarit, Edmond Lutaj, sipas të cilit ndeshja e parë në Kamzë do të jetë me shumë rëndësi për ecurinë e mëtejshme në grup. “Nesër (sot) luajmë ndeshjen e parë për këtë kompeticion, ku do të kërkojmë ta nisim me këmbë të mbarë. Kupa e Shqipërisë është një objektiv yni, ndaj nuk lejohet të gabojmë. Unë mendoj nëntë pikë pas tri ndeshjeve të para në grup, për të qenë më të qetë në ndeshjet në vijim të këtij kompeticioni, ndaj e besoni se sa rëndësi ka kjo ndeshje me Kamzën”, deklaron Edmond Lutaj. Por nëse Flamurtari mendon edhe për titullin kampion, krejt ndryshe paraqitet situata në kampin dinamovit. Sejdini e ndjen se këtë sezon do ta ketë shumë të vështirë, pa harruar edhe dënimin me minus 3 pikë në renditje, por tani kërkon të fokusohet vetëm në Kupën e Shqipërisë. “Do të shkojmë në Ballsh për të luajtur futboll dhe për të marrë rezultat, jo për të dalë fotografi para ndeshjes. Kupën nuk do ta tolerojmë, do të përpiqemi të bëjmë më të mirën, por sidoqoftë pikësynimi ynë kryesor mbetet kampionati,” deklaron “Xhaxhi”.

Raundi 1

Grupi A

Bylis – Dinamo 14:00

Elbasani – Vllaznia 14:00

Grupi B

Kastrioti – Luftëtari 14:00

Besa – Skënderbeu 14:00

Grupi C

Teuta – Pogradeci 14:00

Kamza – Flamurtari 14:00

Grupi D

Tirana – Shkumbini 14:00

Apolonia – Laçi 14:00

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›