E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luhet sonte takimi Milan-Lacio për Kupën e Italisë

Milano - Milani do të presë sonte Lacion për Kupën e Italisë. Në ndeshjen e “San Siros” trajneri i Milanit, Karlo Ançeloti, mendon të hedhë në vijën e sulmit ukrainasin, Andrij Shevçenko. Delio Rosi, në krahun tjetër mendon të aktivizojë në vijën e parë dyshen Pandev-Zarate.

Këto përballje do të jenë me një takim. Nëse 90 minutat përfundojnë në barazim, si normalisht do të akordohet shtesa, dhe në qoftë se rezultati mbetet sërish i barabartë atëherë do të kalohet tek gjuajtjet e 11-metërshave.

Më poshtë do të paraqesim formacionet e mundshme të të dyja skuadrve.

Milan-Lazio (ora 20.45)

MILAN (4-3-2-1): Dida; Antonini, Senderos, Kalaxe, Favali; Flamini, Emerson, Jankulovski; Sedorf, Kakà; Shevçenko. Trajner: Ançeloti.

LACIO (4-3-1-2): Muslera; Lihtshtainer, Diakite, Rozehnal, Kolarov; Dabo, Ledesma, Menji; Mauri; Pandev, Zarate. Trajner: Rosi.

Gjyqtar: Ajroldi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›