E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinjo: Isha pranë nënshkrimit me Man Sitin

Milano - Ronaldinjo deklaron se ishte pranë kalimit tek skuadrën e Mançester Sitit përpara se të firmoste me Milanin. Braziliani kaloi gjatë muajve të verës me shumë bujë tek Milani, pas shumë insistimeve të Berluskonit.

“Vëllai im pati folur shpesh me drejtuesit e Sitit. Kishin një projekt që do ta pëlqenin të gjithë futbollistët për zhndërrimin e Mançester Sitit në një nga klubet më të mëdha në Angli, -deklaron milanisti për revistën angleze Four Four Twu. –Shumë lojtarë ishin në planet e Sitit, dhe vëllai im po mendonte që unë të bëhesha pjesë e projektit të tyre. Por, nga ana tjetër, kishte vite që Berluskoni interesohej për mua, dhe mendova se kishte ardhur momenti i duhur për të firmosur me Milanin”.

Ronaldinjo firmosi me skuadrën kuqezi në muajt e verës, dhe aktualisht po zhvillon një sezon të mirë, duke rigjetur gradualisht formën e tij më të mirë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›