E Hënë, 2 Nëntor 2026

Luis Enrike: Orari i ndeshjes ishte i mirë për tifozët, por vuajnë lojtarët!

Pas fitores 4-0 përballë Atletiko Madrid, Luis Enrike doli përpara gazetarëve për të komentuar ndeshjen dhe disa aspekte, të cilat sipas tij kanë kushtëzuar duelin e mbajtur në Pasadena.

“Dukej qartë se ndeshja ishte e kushtëzuar shumë prej kusheteve atmosferike. Orari i fillimit të këtij dueli ishte i duhuri për sportdashësit në Europë, por mendoj se lojtarët po vuajnë”, komentoi trajneri spanjoll i PSG-së. Ndeshja në fjalë u luajt në orën 12:00 ndërsa temperaturat arritën deri në 32 gradë celcius ndërsa lagështia ishte gati 60%.

“Po mësohemi që të luajmë në këto orare edhe pse asnjë ekip në Europian nuk është mësuar të luajë në të tilla temperatura”, tha Markos Jorente.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›