"Remzi Hoxha", dëshmon ish-shefi i SHIK-ut të Lezhës
Seanca për pyetjen e dëshmitarit të kërkuar nga prokuroria e Krimeve të Rënda, është zhvilluar paraditen e 8 korrikut dhe Miraj u është përgjigjur dhjetëra pyetjeve të autoriteteve gjyqësore, që kanë ekzekutuar në këtë mënyrë, letër-porosinë e drejtësisë shqiptare. Miraj ka pranuar se në Vain janë shoqëruar persona të ndryshëm që ishin objekt i punës së SHIK-ut, por nuk kishte dijeni nëse ndonjëri prej tyre ishte shqiptaro-maqedonasi Remzi Hoxha.
Ish-shefi i SHIK-ut të Lezhës ka dhënë mjaft detaje që ngarkojnë me përgjegjësi të akuzuarit, Arben Sefgjini, Avni Koldashi dhe Ilir Kumbaro. Letër-porosia me dëshminë e tij pritet të mbërrijë në rrugë zyrtare në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku procesi ndaj tre ish-shikasve po zhvillohet prej tri vitesh.
Sefgjini, Kumbaro dhe Koldashi akuzohen për rrëmbimin, torturimin me pasojë zhdukjen e shqiptaro-maqedonasit Remzi Hoxha, si dhe për rrëmbimin e torturimin e Ziso Kristopoullit dhe Avdyl Loshajt 15 vite më parë. Pas pyetjes së Martin Mirajt, prova e fundit që do të shënojë dhe fundin e shqyrtimit gjyqësor, është marrja e dëshmisë së ish-pengut të mbijetuar të SHIK-ut, Avdyl Loshaj, i cili ka gjasa të pyetet në Kosovë.