15-vjetori i Srebrenicës, Berisha: Viktimat duan drejtësi
Në një mesazh në 15-vjetorin e masakrës masive të Srebrenicës, kreu i qeverisë shprehet se “në këtë përvjetor zije, dhimbja, përgjegjësia, por edhe lëndimi i ndërgjegjes së njerëzimit për këto mijëra e mijëra jetë të pafajshme, të marra mizorisht, janë më të mëdha se 15 vjet më parë. Kjo sepse ende autori kryesor, kryexhelati i këtij genocidi, Radko Mlladiç dhe shumica e xhelatëve të saj, gjenden të lirë”.
“Mbi 8 mijë civilë, burra, fëmijë, të vendosur nën mbrojtjen të trupave të OKB, u ekzekutuan dhe shfarosën nga falangat e Millosheviçit e Mlladiçit, vetëm e vetëm për përkatësinë e tyre etnike dhe besimin e tyre fetar, thuhet në mesazhin e kreut të qeverisë.
“Shpirtrat e fëmijëve, grave, të rinjve, të moshuarve, viktima të Srebrenicës, kërkojnë nga njerëzit e lirë, qeveritë e tyre, OKB-ja, drejtësi. Ata do të mund të prehen të qetë, vetëm atëherë kur xhelatët e tyre do të marrin dënimin më të rëndë që meritojnë”, përfundon mesazhin e tij kryeministri Sali Berisha.