Luis Hemilton, "pole" në Singapor
Luis Hemilton do të startojë nga "pole position". Piloti i MekLarenit ka regjistruar kohën më të shpejtë në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Singaporit. Britaniku u pozicionua përpara Sebastian Fetel me Red Bull, ndërsa më pas vijnë Niko Rosberg i Uilliams dhe Mark Veber me makinën tjetër Red Bull. "Ishte një paraqitje fantastike, jam i lumtur për skuadrën. Të premten nuk bëra gjëra spektakolare dhe provat zyrtare ishin pozitive. Isha mjaft i qetë në momentin kur ndodhesha në pistë", deklaroi Hemilton. "Duhet të falënderoj stafi n. Shumë prej mekanikëve qëndruan zgjuar gjatë gjithë natës, duke e rindërtuar makinën nga e para. Cirkuiti ka ende disa probleme, pavarësisht se janë munduar të rregullojnë disa gjëra". Në anën tjetër, Fetel ndihet i penalizuar nga ndërprerja e provave: "Për fatin tim, në xhiron e parë regjistrova një kohë të mirë. Në xhiron tjetër, pikërisht kur kisha gomat e reja, u shfaq flamuri i kuq. Gjithsesi, ishte një rezultat i shkëlqyer. Gara është e gjatë dhe do të mundohem të shfrytëzoj të gjitha elementet e pistës, pasi ky nuk është një cirkuit ku mund të ecësh shumë shpejt".
Mjaft mbrapa u pozicionuan dy liderët e kampionatit: Baton do të niset i 12-i, ndërsa Barrikelo, edhe pse ishte i pesti, do të niset nga vendi i dhjetë, për shkak të një penalizimi. Pas seksionit të tretë të provave të lira, piloti brazil-ian është detyruar të ndryshojë kambion. Duke qenë se rregullorja parashikon që me të njëjtën paketë marshesh të zhvillohen të paktën katër gara, ai ka humbur automatikisht pesë pozicione në vijën e nisjes. Një lajm i keq për Barrikelon, por mjaft i mirë për shokun-rival, Xhenson Baton, i cili u eliminua që prej kualifi kueseve të dyta. Kjo pjesë e provave përfundoi 26 sekonda përpara kohës së parashikuar, për shkak të aksidentit të Barrikelos. Në pistë u shfaq fl amuri i kuq dhe pilotët e tjerë e kishin të pamundur që të vazhdonin xhirot e shpejta. Në vendin e gjashtë u rendit Fernando Alonso, që si gjithmonë u tregua i zoti për të marrë maksi-mumin nga makina e tij, Renault. I shtati niset Timo Glok me Tojotan, një pozicion mjaft i mirë për skuadrën japoneze, ndërsa pas tij, në dhjetë vendet e para vijnë Hajdfi lld, Kubika dhe Kovalainen.
Paraqitje e dobët për dy Ferrarit. Kimi Raikonen u klasifi kua vetëm në vendin e 13-të (i elimin-uar në kualifi kuesen e dytë), ndër-sa Xhankarlo Fizikela u "dorëzua" në kualifi kueset e para dhe do të niset i 18-i. Finlandezi pohoi: "Nuk jemi të shpejtë, kemi probleme me aerodinamikën. Kjo është një nga pistat ku këto defekte pasqy-rohen më së shumti. Shpresoj që në garën e nesërme (sotme) të hyjmë në zonën e pikëve". Ndërsa Fizikela tha: "Makina ende nuk është përshtatur sipas asaj që kërkoj. Më nevojitet ende kohë që të përmirësohem".