E Diel, 1 Nëntor 2026

Roma fiton dhe kalon Interin Milani barazon, -4 nga kreu

Seria A Verdhekuqtë kryesojnë kampionatin pas dy vitesh e gjysmë

Mundësia ishte e artë dhe Roma nuk i lejon vetes hapa false. Verdhekuqtë mposhtën 2-1 Atalantën në stadiumin “Olimpiko” dhe i marrin Interit vendin e parë në Serinë A. Tashmë, kur kanë mbetur vetëm pesë ndeshje nga mbyllja e kampionatit, zikaltërit renditen të dytët, me një pikë më pak se kryesuesit. Vuçiniç dhe Kaseti firmosin golat e tri pikëve të Romës, ndërsa reagimi i miqve me Tiribokin nuk e ka prishur festën në kryeqytetin italian. Me këtë fitore, skuadra e drejtuar nga Klaudio Ranieri regjistron një ecuri, e cila pak muaj më parë as që mund të imagjinohej: ata kanë 23 ndeshje pa pësuar humbje (17 fitore dhe 6 barazime). Roma rimerr kryesimin në kampionat për herë të parë pas dy vitesh e gjysmë: për herë të fundit në vendin e parë klasifikoheshin në javën e pestë të sezonit 2007-08. Tjetër gabim i pafalshëm i Milanit, që frenohet në shtëpi nga Katania. 2-2 përfundoi sfida në “San Siro”, me kuqezinjtë që barazuan pas disavantazhit 0-2 falë golave të Borrielos. Ndërkohë, Palermo konsolidon pozitat në zonën Champions.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›