Mancester i jep fund rezultateve zhgenjyese
Pas disa rezultateve zhgenjyese, Mancester Junajtid rikthehet tek fitorja e munguar ne kampionatin anglez. Djajte e kuq triumfuan 3-1, ne fushe te Hullit duke marre tre pike, qe e mbajne ne vend te dyte. Uejni Runi shenoi ne minutat shtese te pjeses se pare golin e pare per Mancester Junajtid. Ne pjesen e dyte, vendasin arriten qe te barazonin shifrat me ane te Fagan. Me tej nje autogol i Dauson i dha epersine Mancester Junajtid. Djajte e Kuq siguruan fitoren 10 minuta para perfundimit te ndeshjes me golin e Berbatov. Me rezultatin 3-1 dhe me fitoren e djeshme ne Premier Lige, Mancester Junajtid u ngjit serish mbi ekipin e Arsenalit qe e parakaloi per nje kohe te shkurter, duke qene se e zhvilloi ndeshjen disa minuta me para. Mancesteri do te zhvilloje ndeshjen e radhes, dy dite me vone.