Trajneri i bluve, premton kthesen ne sfiden e sotme me Fulhemin
Anceloti: Celsi po kalon nje moment te veshtire, por do te jete kampion
Karlo Anceloti beson se Celsi do te fitoje ne fund te sezonit Premier Ligen, pavaresisht luhatjeve dhe rezultateve zhgenjyese ne ndeshjet e fundit. Blute e Londres kane fituar vetem nje nga pese ndeshjet e fundit te Premier Liges dhe nje ndeshje, nder shtate takimet e fundit ne te gjitha kompeticionet. Kriza e rezultateve vazhdoi edhe ne javen e fundit, kur skuadra londineze barazoi ne ndeshjen derbi me ekipin e Fulhemit. Disa mungesa nuk perbejne ndonje problem te madh, ndaj edhe Karlo Anceloti shpreson se sot me Fulhemin do te realizohet kthesa e pritshme ne Premier Lige. "Nuk eshte momenti yne me i mire. Nje fitore ne shtate ndeshje nuk eshte gje e mire per ekipin tone", - thekson Karlo Anceloti. "Nuk shoh ndonje problem te madh, megjithese jane te qarta luhatjet dhe rezultatet e fundit. Mendoj se kemi disa probleme, duke qene se dy lojtare baze dhe shume te mire, Nikolas Anelka dhe Majkel Esien nuk po luajne dhe kjo gje ka ndikuar ne lojen tone. Por jo kunder Birmingemit. Ne kete ndeshje mendoj se kemi luajtur shume mire. Synimi yne eshte qe te fitojme titullin. Ne jemi per momentin ne krye te tabeles se klasifikimit dhe nuk mund te pretendojme qe te kenaqemi, sikur te zbresim te dytet. Vendi i pare eshte nje tregues pozitiv i ketij sezoni, ne nje kohe qe ka perfunduar pjesa e pare. Ne Maj deshirojme qe te jemi ne te njejtin pozicion. Jam i sigurt se do te jemi te paret dhe do te fitojme titullin e Premier Liges", - shton italiani i stolit te Celsit. "Ne mendje tone eshte e qarte dhe e mundur qe te fitojme titullin ne Dhjetor per ta mbyllur te paret vitin. Por me e rendesishme eshte qe Celsi te fitoje titullin ne fund te sezonit dhe duhet te jemi gati per nje gje te tille, sepse do te jete nje gare e gjate dhe e veshtire, deri ne mbyllje",-theksoi Anceloti. Nje pasdite e veshtire per Celsin ishte ndeshja ne Birmingem dhe trajneri thote se disa mungesat nuk realizuan synimin e skuadres se tij, per te mos rrezikuar vendin e pare ne Premier Lige. Ndaj Fulhemit do te kete nje mungese tjeter ate te Maloda. "Nuk do te jete vetem Maloda, kurse te tjeret po. Birmingem dhe Fulhem, ne kete moment jane ne kushte shume te mira dhe parashikoj nje ndeshje te veshtire, sic qe edhe sfida e fundit. Anelka dhe Eseien jane lojtare te rendesishem sepse ata kane cilesi por kur nuk luajne ne duhet te gjejme zgjidhje te tjera, qe te fitojme ndeshjet, - shprehet Karlo Anceloti- nuk eshte e lehte qe te pergatitemi per ndeshjen dy ose tre dite para fillimit te saj. Por ky eshte nje problem edhe per ekipet e tjera, keshtu qe situata eshte e njejta". Arsenali dhe Mancester Junajtid, shihet ekipet rivale te Celsit.