Nderim ne dy pervjetore
PORTRET/ Fatbardha Gega, "Mesuese e Popullit" dhe nje edukatore e talentuar
Prof. as.Dr. Murat Gecaj
1.
Te jesh mesues dhe edukator i brezit te ri, eshte nje detyre e larte atdhetare, eshte perkushtim per cilindo, qe e merr persiper nje mision te tille. Prandaj, mbare shoqeria te nderon e te respekton per ate, qe ti ben ne kete fushe shume te rendesishme te veprimtarise njerezore. Por, te jesh mesues dhe edukator i atij brezi, qe neser do te marre ne duar fatet e mesimit dhe edukimit te nje gjenerate, eshte dyfish pergjegjesi e nder i jashtezakonshem. E, per sa e sa mesues dhe edukatore te tille, kemi degjuar e lexuar, por dhe i kemi njohur ata nga afer. Prandaj kane mbetur te pashlyer ne kujtesen tone e te atyre, qe kane patur nderin te jene nxenes te zellshem te tyre. Ja cfare kujton tani mesuesja pensioniste Katerina Kola: "Une, mesuese Fatbardhen nuk do ta harroje kurre ne jete. Kur vazhdoja mesimet ne shkollen pedagogjike te Tiranes, ne fillim te viteve gjashtedhjete te shekullit te kaluar, ajo ishte mesuesja me e vecante per ne, pra jo vetem per mua, por dhe per te gjitha shoqet e mia pedagogjikase. Na jepte lendet pedagogji e psikologji. Te gjitha e kujtojme ne, me nderim e respekt, si mesimdhenese e pedagoge te afte, te pergatitur nga ana profesionale, per dhenien e njohurive sa me te qendrueshme dhe per kontrollin rigoroz te tyre. Tani, pas kaq viteve, ajo me shfaqet ne kujtese: E rregullt sa s'behet me, korrekte, e dashur dhe fjalembel. Mesuese Fatbardha ndikoi fuqishem ne formimin e personalitetit tone, si edukatore e mesuese te mevonshme te brezit te ri. Kryesorja, ishte njeri i persosur, e perkushtuar ne detyre, kembengulese dhe e ndjeshme ndaj cdo vajze pedagogjikase. Me forma nga me te ndryshmet, bente perpjekje vetjake qe te perparonte e te kalonte cdo nxenese. Ne 45 minutat e ores se mesimit, te bente ta ndiqje "me gojen hapur", si i thone nje shprehjeje. Kur kalonte zonjushe Fatbardha, ia njihnim hapat neper korridore, tek ecte ashtu me finese e lehte-lehte dhe me trupin e drejte, si cetine mali. Na shfaqej para nesh ne klase, e veshur dhe e krehur bukur, buzagaze, e thjeshte dhe e cilter. Ia dallonim zerin e embel ndermjet gjithe mesueseve te tjera. Shpesh, ajo na thoshte: "Njeriu njihet dhe me korrektesine e tij". Qe nga ajo kohe, jam perpjekur ta imitoj mesuese Fatbardhen, ne kete cilesi dhe ne shume cilesi te bukura te karakterit te saj".
2.
Por cila eshte, valle, kjo mesuese dhe pedagoge e paharruar, per te cilen na flet me kaq pasion, kjo pedagogjikase e viteve gjashtedhjete, te shekullit te kaluar? Se, sigurisht, me kete gjuhe e me keto fjale, do te flisnin te gjithe ish-nxenesit dhe koleget e saj.
Personaliteti i shquar i fushes se arsimit kombetar shqiptar, per te cilen do t'u flasim ne kete shkrim, eshte "Mesuesja e Popullit" Fatbardha Gega. Kam pasur rastin e kenaqesine qe ta takoj e te flas me ate, si ne shkollen pedagogjike te Tiranes, por dhe ne vitet, kur ajo ishte studiuese ne Institutin e Studimeve e Botimeve Shkollore dhe ne Ministrine e Arsimit e Kultures. Po keshtu, nje i aferm im, pedagogu i lendes se psikologjise, Prof. Kole Tahiri, i cili ka vite qe eshte emigrant ne Bruksel dhe qe e ka njohur ate me mire e me nga afer, me ka folur me respekt te vecante per Fatbardhen, si njeri i dashur e korrekt, fjalepake e puneshume, si pedagoge e studiuese. Kola ka botuar dhe nje shkrim te frymezuar per Fatbardha Gegen, ne vitin 2004, ne faqet e revistes se Institutit te Studimeve Pedagogjike, "Historia e Arsimit". Aty ka nenvizuar meritat e saj te shumta, si pedagoge e psikologe, si veprimtare e shquar per emancipimin e femrave shqiptare. Se vete ajo ishte shembull i rralle per t'u ndjekur e imituar. Nder te tjera, ai permendete dhe vleresimin e larte, qe i ka bere Prof-Bedri Dedja-Akademik, duke e quajtur Fatbardha Gegen: "Magjistarja e ores se mesimit". Mbaj mend se, kur ajo ishte e semure, e vizitonin kolege te saj dhe i gjendej prane per ndihme dhe prof. Kola. Pra, informacionet per gjendjen e renduar te saj shendetesore, i kam perjetuar gjate dhe une... Gjithnje, mesuese Fatbardha te shfaqte respekt, me fjalen e sjelljen e saj, me pasurine pedagogjike, qe pervetesoi e percoi te brezi i mesimdheneseve te reja. Po ndermend ketu dhe nje fakt shume domethenes. Kur u dha titulli "Mesuese e merituar", Fatbardha Gega ishte e para femer shqiptare, qe e mori ate, pra qe ne vitin 1961. Me tej, asaj iu dha edhe titulli me i larte ne fushen e arsimit, "Mesuese e Popullit", nder te paret arsimtare ne vendin tone.
Kam lexuar librin e saj interesant, "Per ju mesues e prinder", qe eshte botuar pas vdekjes se F.Geges, me perkujdesjen e Prof. Pajtim Bejtjes e studiueses Pandora Dedja. Jam njohur dhe vleresimet e larta, qe i kane bere asaj disa personalitete te njohura te fushes se arsimit, pedagogjise e psikologjise, si Prof. Bedri Dedja-Akademik, Prof. Pajtim Bejtja, Prof. Kole Tahiri e Prof. Musa Kraja; studiuesja Pandora Dedja e studiuesi Selaudin Carcani, Aferdita Tafaj e te tjere. Ne shkrimet e tyre, te gjithe ata kane theksuar, jo vetem perkushtimin e "Mesueses se Popullit" Fatbardha Gega, si mesimdhenese, pedagoge e metodiste e spikatur, por dhe cilesite e larta njerezore te saj. Vite te tera ajo punoi me perkushtim, ne Institutin e pare te Studimeve e Botimeve Shkollore dhe shume vite ne Drejtorine e Studimeve e Botimeve Shkollore, prane Ministrise se Arsimit e Kultures, sic quhej ne ate kohe. Ne fjalen me rastin e daljes ne pension te Fatbardhes, me 30 dhjetor 1969, Profesor Bedri Dedja-Akademik nenvizonte dhe keto cilesi te saj, per kohen kur ky dha leksione ne Fakultetin Histori-Filologji, te Universitetit te Tiranes: "Ne auditoret ku jepja mesim, perballe meje, si spektatore, gjykates dhe studente te rrepte, rrinin ulur nxenesit e Fatbardhes, te cilet ajo i kishte magjepsur me oret e saj te psikologjise, me pasionin dhe elokuencen prej pedagogeje, me dijet dhe, ne menyre te vecante, me tonin artistik te shpjegimit. Dhe une hyja ne auditorin e psikologjise, duke e pasur te gjalle parasysh, si halucinacion, zjarrin e mjeshterise se Fatbardhes, si mesuese ne shkollen pedagogjike "17 Nentori"".
3.
Pra, sic thame dhe me lart, ne vitin 2002, me interesimin e Prof.Pajtim Bejtjes, u botua vepra me permbledhje studimesh, e mesueses dhe pedagoges se talentuar Fatbardha Gega. Kur e shfleton ate, terheqin vemendjen edhe disa kujtime, qe jane shkruar per punen e saj te pasionuar ne fushen e arsimit kombetar. Ndermjet tyre, jane fjalet e studiuesit Selaudin Carcani, ish-punonjes ne Institutin e Studimeve Pedagogjike, i cili u nda shpejt nga jeta. Duke folur per broshuren "Te formojme karaktere te forta" (botuar, se pari, me 1968) te F.Geges, ai ka shkruar: "Eshte kenaqesi t'u rekomandosh prinderve dhe mesuesve, tere atyre qe kane pranuar barren e rende per te qene edukatore, kete permbledhje, ne te cilen spikat mendimi i gjalle per edukimin e gjithanshem te femijeve tane". Ne hyrje te saj, Prof. Bejtja ka bere shpjegime per punen pergatitore te kesaj permbledhjeje, nga ai dhe studiuesja Pandora Dedja. Me tej, ne vend te parathenies, eshte botuar jeteshkrimi i F.Geges, nga Prof. Bedri Dedja. Ne pjesen e pare, eshte "Psikologjia", ku flitet per objektin e detyrat e saj dhe metodat e studimeve psikologjike. Me tej, jane trajtuar ndijimet dhe vazhdojne: perceptimet, kujtesa, imagjinata, te menduarit, vemendja, ndjenjat e vullneti; karakteristikat e pergjithshme te veprimtarise se njeriut, shprehite dhe zakonet e, ne mbyllje, karakteristikat psikologjike te personalitetit. Pjesa e dyte e ketij libri eshte ajo me titull: "Metodat e punes mesimore-edukative ne shkolle". Pjesa e trete, sic thame, eshte "Te farketojme karaktere te forta". Ndersa me tej, ne pjesen e katert, jane ribotuar disa artikuj te saj, marre nga shtypi arsimor e pedagogjik, si gazeta "Mesuesi", "Revista Pedagogjike" e tjere.
* Publicist e studiues