E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lukaku bisedon për të ardhmen

Sulmuesi i Chelseat, Romelu Lukaku beson se meriton më shumë shanse në Stamford Bridge dhe për këtë dëshiron që të bisedojë me krerët e skuadrës.

“Më duhet të flas me menaxherin rreth të ardhmes time. Shpresoj që menaxheri i ri t’u jep më shumë hapësirë lojtarëve të rinj, jo sikurse sezonin e kaluar. Nëse ai nuk dëshiron të flet me mua, atëherë do të shqyrtoj mundësinë e huazimit”, tha Lukaku për Daily Star.

Reprezentuesi belgu u transferua në Chelsea verën e kaluar nga Anderlichti për 18 milionë funte.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›