Torres synon më shumë gola

Fernando Torres synon të shtojë kuotën e shënimeve të tij në Euro 2012, pasi kaloi në pozitën e tretë të realizuesve më të mirë të Spanjës.
Sulmuesi i Chelseat realizoi golin e parë në fitoren 4-1 në miqësore ndaj Koresë së Jugut në Bernë të mërkurën mbrëma. Ai tani synon sukses në Euro 2012 pas golit me të cilin barazoi totalin e Fernando Hierros prej 29 golave me La Furia Roja.
“Jam ndjerë shumë mirë. Stërvitjet kanë shkuar mirë. Dua që me golat e mi të ndihmoj ekipin. Shpresoj të arrijmë deri në finale dhe të festojmë”, deklaroi Torres për AS.