E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sneijder mungon ndaj Fiorentinës

Interi ka konfirmuar se mesfushori holandez, Wesley Sneijder nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e të shtunës mbrëma ndaj Fiorentinës.

Interi është në vendin e 15-të dhe me një fitore zikaltrit do të ktheheshin në binarët drejt majes së tabelës, por mungesa e Sneijder mund t`ua prishë planet zikaltërve.

“Sneijder nuk është ende i gatshëm për t`u rikthyer. Kjo është çfarë zbuluan testet mjekësore të premtën në mëngjes. Për të kompletuar riaftësimin nga lëndimi në  këmbën e djathtë, Sneijderit do t`i duhet edhe një periudhë e veçantë e ushtrimeve”, shkruan në deklaratën e Interit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›