E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Rebelohen” pensionistët, mungesa e shpërblimit diskriminues

Vendimi i ministrisë së Finacave për të mos dhënë shpërblim për në fund të vitit rebelon pensionistët. Ashtu siç edhe pritej mosha e tretë nuk e ka pritur aspak mirë vendimin e qeverisë duke e konsideruar një diskrimin.

Pensionistët në mikrofonin e “Ora News” kanë reaguar ashpër sidomos për faktin se ndryshe nga ata administrata do të marrë 10 mijë lekë si rrogë të 13-të.
 

Një reagim i ashpër ka ardhur edhe nga Shoqata e invalidëve të punës, pasi edhe kjo kategori është në listën e personave që u është hequr e drejta e shpërblimit
 

Një ditë më parë ministri i financave konfirmoi lajmin e keq për pensionistët dhe invalidët e punës duke e jusitifikuar vendimin me krizën ekonomike. Krizë e cila duket se pikësëpari po shkon tek shtresat më në nevojë në vend.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›