E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtinë, lirohetlideri i Vetëvendosja

PRISHTINE- Lirohet Albin Kurti, ndersa ka marrë fund procesi kundër tij. Gjykata e EULEX sapo ka njoftuar vendimin kundër kreut të lëvizjes “Vetevendosja” Albin Kurti.
Siç njoftojnë mediat kosovare, pas seancës maratonë prej 10 orësh, Albin Kurti është dënuar me 9 muaj heqje lirie, pasi u shpall fajtor vetëm për njerën prej akuzave nga tre që ishin paraqitur në fillim.

Por, meqënëse Kurti ka qëndruar në paraburgim për 11 muaj, dënimi prej 9 muajsh konvertohet në llogari të periudhës së paraburgimit.
Kjo do të thotë se Kurti do të lirohet dhe me këtë vendim merr fund procesi i stërzgjatur ndaj tij.

Procesi nisi sot në orën 10 paradite, për të përfunduar rreth orës 18.00. Kurti u gjykua pa praninë e avokatit të tij mbrojtës ndërsa ndryshe nga seancat e tjera, kur nuk i është mundësuar të lexojë fjalimin tij, në seancën e sotme, trupi gjykues i lejoi të flasë.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›