E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luksemburgu ratifikon Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Luksemburgu ratifikoi të mërkurën Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO,duke u bërë vendi i 22 që ratifikon këtë protokoll.Ministria e Punëve të Jashmte të Shqipërisë, përmes një deklarate për shtyp, përshëndet dhe vlerëson këtë vendim si shprehje e mbështetjes së vazhdueshme te Luksemburgut për proceset e integrimit euroatlantik të Shqipërisë dhe e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve. Në deklaratën për shtyp citohet se Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë ka marrë siguri të plotë se edhe 4 vendet e tjera anëtare të Aleancës, që ende nuk e kanë ratifikuar Protokollin e Anëtarësimit, shumë shpejt do të përmbyllin të gjitha procedurat e nevojshme.Kështu i hapet rrugë anëtarësimit të plotë të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO gjatë Samitit të fillim prillit në Strasburg-Kiehl.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›