"Gërdeci",akuzohen katër zyrtarë të tjerë

Prokuroria e Tiranës konfirmon katër emra të tjerë të cilët janë vendosur nën akuzë për çështjen e Gërdecit. Prokuroria i komunikon akuzën shtetasve Armand Tartari, ish-drejtor në Drejtorinë e Buxhetit të ministrisë së Mbrojtjes,Dadshnor Çaushi, ish drejtor i Logjisitikës në ministrinë e Mbrojtjes, Ndue Shota, ish-zyrtar në Drejtorinë Juridike të ministrisë së Mbrojtjes si dhe një zyrtar tjetër. Akuza ndaj këtyre persnonave është për shpërdorim detyre në bashkëpunim. Ndërkohë sot në Prokurori janë paraqitur ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë Luan Hoxha, komandandi i Forcës së Bashkuar Shpëtim Spahiu, Zija Baja komandant i Forcës Mbështetëse, ish-sekretari i ministrisë së Mbrojtjes Ardian Mullai si edhe Shkëlqen Madani që u përfaqësua nga avokati. Të gjitha ata u akuzuan shpërdorim detyre. Akzua mbështetej kryesisht në faktin e përzgjedhjes së vendit ku ëhstë ndërtuar fabrika e demontimit. Prokurori Sokol Stojani ka marrë drejtimin e hetimit të tragjedisë së Gërdecit pas dorëheqjes së Zamir Shtyllës, vendim i marrë në ditën e hyrjes në fuqi të ligjit të dosjeve.Nga shpërthimi që ndodhi në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec më 15 mars të vitit të kaluar, humbën jetën 26 persona. Deri tani nën arrest janë vetëm tre persona: Mihal Delijorgji, Dritan Minxholi dhe Ylli Pinari.