E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE:Qeveria s'na dëgjoi për ligjin e dosjeve

Përfaqësuesit e Këshillit të Evropës largohen të zhgënjyer nga Tirana, pasi qeveria shqiptare ka refuzuar bashkëpunimin për rishikimin e ligjit për hapjen e dosjeve. Kështu vizita tre ditore e përfaqësuesve të KE-së, David Willshire dhe Jako Lakso në Tiranë është mbyllur me kritika të përsëritura jo vetëm ndaj ligjit të lustracionit, por edhe ndaj qëndrimit të qeverisë shqiptare. Pasi kanë takuar krerët e shtetit shqiptar si dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, përfaqësuesit e KE-së kanë kërkuar nga qeveria shqiptare të reflektojë lidhur me përmbajtjen e ligjit të lustracionit.Takimet që dy përfaqesuesit e Këshillit të Evropës, kanë zhvilluar me krerët e lartë të shtetit janë shoqëruar me një njoftim të shkurtër për shtyp ku theksohet vullneti i qeverisë për të zbatuar me korrektësi ligjin e lustracionit. Në fund të muajit mars pritet që KE-ja të hartoje një raport që do të përfshije hetimet e zhvilluara nga Willshire dhe Lakso, ndërkohe që maxhoranca tashme ka përcaktuar se në datën 16 shkurt do të ngrihet në parlament autoriteti për verifikimin e figurës së zyrtareve të lartë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›