Pesha:Sondazhet parazgjedhore nuk tregojnë realitetin

Besjan Pesha, zëvendës sekretari i LSI-së, duke folur në Ora News për sondazhet e "Gani Bobi" dhe "Zogby" deklaroi se këto sondazhe janë thjesht tallje, janë panik-sondazhe që nuk tregojnë realitetin. Sipas tij, kompania Zogby është një kompani inkompentente për të bërë studime më qëllim politik. "Si Rama dhe Berisha nuk arrijnë të programojnë një plan për papunësinë, për luftën ndaj korrupsionit, për varfërinë, dhe fabrikojnë sondazhe për të fshehur të vërtetën", tha Pesha. Sipas tij, Ilir Meta është i vetmi njeri që po shkon pranë çdo qytetari për t'i treguar planin e tij që do të sjellë ndryshimin. "Sondazhi i vetëm dhe i besueshëm që do të bëhet në Shqipëri do të jenë zgjedhjet e ardhshme", theksoi Pesha. Pesha u shpreh i sigurt se elektrorati nuk do të ndikohet nga këto sondazhe, ata do të votojnë ndryshimin që do të sjellë Meta.