E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luksemburgu”pro” protokollit për Shqipërinë në NATO

Luksemburgu ratifikon protokollin e NATO-s për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në Aleancën e madhe të Atlantikut të Veriut. Ndërkohë pritet ratifikimi edhe nga 4 shtetet e tjera anëtare të Aleancës që ende nuk kanë ratifikuar Protokollin. 

TIRANE- Ministria e jashtme ka konfirmuar lajmin se Luksemburgu ka ratifikuar sot protokollin për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Premtimi i Zv.Kryeministrit të Luksemburgut, Jean Asselborn, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë, për ratifikimin e këtij protokolli, është mbajtur duke e shndërraur në katër numrin e vendeve që akoma nuk kanë votuar për anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e madhe të Atlantikut të Veriut. Ministria e Punëve të Jashtme, thekson siguri të plotë se edhe 4 vendet e tjera anëtare të Aleancës që ende nuk e kanë ratifikuar Protokollin e Anëtarësimit, shumë shpejt, do të përmbyllin të gjitha procedurat e nevojshme, duke i hapur rrugë anëtarësimit të plotë të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, gjatë Samitit të fillim prillit në Strasburg-Kiehl.
(e.n/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›