Këmbimi valutor, zhvlerësohet ndjeshëm leku
Zhvlerësimi i lekut ka nisur prej disa javësh. Ekspertët e sistemit bankar vlerësojnë se rënia ka ardhur për shkak të dy faktorëve. Mungesa e valutës në treg, si dhe vendimi i BSH për të ulur me 0.5% normën bazë të interesit.
TIRANE- Monedha kombëtare, leku ka marrë një tjetër goditje në tregun e këmbimit. Euro dhe dollari janë forcuar me më shumë se 1 pikë brenda një dite, duke iu afruar niveleve rekord. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, dollari është afër kuotës së 100 lekëve, ndërsa euro po i afrohet nivelit të 130 lekëve.
Zhvlerësimi i lekut ka nisur tashmë prej disa javësh. Ekspertët e sistemit bankar vlerësojnë se rënia ka ardhur për shkak të dy faktorëve. Së pari ka ndikuar mungesa e valutës në treg, si pasojë e pakësimit të të ardhurave nga emigrantët, për shkak të krizës ekonomike globale, ndërsa faktori i dytë është vendimi i Bankës së Shqipërisë për të ulur me 0.5 për qind normën bazë të interesit.
Zhvlerësimi i lekut ka pasoja për një ekonomi si ajo jona, të orientuar nga importet. Nga ana tjetër, goditen të gjithë ata individë dhe biznese që kanë marrë kredi në valutë, pasi duhet të paguajnë më shumë për interesat. (a.r/news24/balkanweb)