E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria,katër të akuzuar të tjerë për Gërdecin

Prokuroria e Tiranës konfirmon katër emra të tjerë të cilët janë vendosur nën akuzë për çështjen e Gërdecit. Prokuroria i komunikon akuzën shtetasve Armand Tartari, drejtor në Drejtorinë e Buxhetit të ministrisë së Mbrojtjes,Dadshnor Çaushi, ish drejtor i Logjisitikës në ministrinë e Mbrojtjes, Ndue Marku, zyrtar në Drejtorinë Juridike të ministrisë së Mbrojtjes si dhe një zyrtar tjetër. Akuza ndaj këtyre persnonave është për shpërdorim detyre në bashkëpunim. Ndërkohë sot në Prokurori janë paraqitur ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë Luan Hoxha, komandandi i Forcës së Bashkuar Shpëtim Spahiu, Zija Baja komandant i Forcës Mbështetëse, ish-sekretari i ministrisë së Mbrojtjes Ardian Mullai si edhe Shkëlqen Madani që u përfaqësua nga avokati. Të gjitha ata u akuzuan shpërdorim detyre. Akzua mbështetej kryesisht në faktin e përzgjedhjes së vendit ku ëhstë ndërtuar fabrika e demontimit.Prokurori Sokol Stojani ka marrë drejtimin e hetimit të tragjedisë së Gërdecit pas dorëheqjes së Zamir Shtyllës, vendim i marrë në ditën e hyrjes në fuqi të ligjit të dosjeve.Nga shpërthimi që ndodhi në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec më 15 mars të vitit të kaluar, humbën jetën 26 persona. Deri tani nën arrest janë vetëm tre persona: Mihal Delijorgji, Dritan Minxholi dhe Ylli Pinari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›