Presidenti Topi për “Dosjet”: Më lini në heshtjen time
Fill pas takimit me reporterët e KE, Presidenti Topi ka lënë qartë të kuptohet se politika shqiptare ka nevojë të shërohet. Topi ka kërkuar sërish të heshtë në dhënien e komenteve për ligjin e lustracionit, sikundër bëri në rastin e hyrjes së tij në fuqi.
TIRANE- Fill pas takimit me reporterët e Këshillit të Europës, presidenti i Republikës ka vizituar në spital ish të burgosurin politik Mersin Vlashi. I pyetur nga gazetarët për Ligjin e Dosjeve kreu i shtetit ka kërkuar të lihet i qetë në heshtjen e tij, sikur bëri edhe në rastin e hyrjes në fuqi të ligjit aq shumë të debatuar. Por kreu i shtetit la qartë të kuptohet se pavarësisht kësaj klasa politike shqiptare ka nevojë të shërohet duke u shprehur optimist se ajo është duke shkuar drejt standardeve të kërkuara.
Presidenti i republikës ka pasur një bisedë me piktorin 79 vjeçar Mersin Vlashi, i cili sot ka festuar edhe ditëlindjen e tij. Kreu i shtetit ka çmuar lartë aktin e guximshëm të të presekutuarit Vlashi gjatë revoltës së Spaçit në 21 maj të vitit 1973 ku ai ka pikturuar flamurin pa yll dhe për këtë u dënua me 25 vite të tjera burgim duke bërë gjithsej 33 vite burg. (a.r/news24/balkanweb)