E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luksic paralajmëron reforma radikale

Nga Express më 05 janar 2011 në ora 18:29

Kryeministri malazez, Igor Luksic, deklaroi se përmbushja e detyrimeve të KE është primare për të.

"Për qeverinë time s’ka detyrë më të rëndësishme se përmbushja e shtatë detyrimeve të Komisionit Evropian. Kjo, me qëllim të marrjes së dritës së gjelbër për fillimin e negociatave me BE’në", tha Luksic. Sipas tij, këto detyrime janë anëtarësimi në NATO dhe BE, bashkëpunimi rajonal, prosperiteti ekonomik dhe zbatimi i reformave.

Deri në fund të korrikut pritet të përfundohet raporti i Komisionit Evropian për përparim, andaj Mali i Zi duhet të shfaq përparim real dhe të matshëm në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, depolitizimin e gjyqësisë dhe administratës, mbrojtjen e të drejtave të pakicave, të ambientit dhe lirisë së mediave.

Analistët presin një periudhë stresuese shtatë-mujore, sepse duhet të përfundojë gjithçka që s’është bërë në 20 vitet e kaluara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›