E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martesa mbretërore, zbulohen detajet

Shtypi britanik zbuloi sot detaje të martesës mbretërore midis Princit trashëgimtar William dhe të fejuarës së tij Kate Middleton, në plan për t`u zhvilluar në 29 prill.
Ceremonia martesore do të nisë në orën 11, në katedralen e Uestminsterit. Kryepeshkopi i Uestminsterit, arqipeshkvi i Kentërbërrit dhe kryefamulltari i Londrës do të jenë ata që do të mbajnë meshën.

Pas vënies së kurorës, çifti do të shkojë në pallatin mbretëror të Bakingheit, ku Mbretëresha e Anglisë do t`i japë bekimin Mbretit të ardhshëm përpara qindra të ftuarve.

Babai i Williams-it, Princi Charles do të organizojë më pas një mbrëmje private, e ndjekur nga një ballo, ku do të jenë të pranishëm vetëm miqtë e afërt dhe familjarët.

Ata që do të duan të shikojnë nga pranë martesën mbretërore, do të kenë shumë mundësi për ta bërë këtë, ndërsa pajtoni i tyre do të udhëtojë në disa prej rrugëve dhe vendeve më piktoreske të Londrës.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron e ka përshkruar ditën e martesës si një ditë feste për të gjithë kombin. William dhe Middleton, të dy 28-vjeçarë, lajmëruan për martesën e tyre në 16 nëntor 2010. Ata u njohën gjatë Universitetit në vitin 2003.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›