SHBA ka mbështetur pushtimin e Kuvajtit!
Wikileaks publikoi shënimin dërguar Washingtonit nga ambasadori amerikan në Bagdad, April Glaspie, një javë para pushtimit të Kuvajtit nga ish-presidenti i ekzekutuar i Irakut, Saddam Hussein, në vitin 1990.
Ushtria irakiane kishte pushtuar Kuvajtin më 2 Gusht 1990 dhe Saddami kishte pranuar të takohej me ambasadorin Glaspie një javë para pushtimit. Qëndrimi i ambasadorit Glaspie mbështeste pushtimin dhe ky koment ka zënë vend të gjerë në shtypin perëndimor.
Autoritetet irakiane i kishin dorëzuar shtypit perëndimor raportet e takimit Saddam-Glaspie. Mbështetur tek këto raporte kishte dalë në shesh deklarata se “SHBA-ja kishte nxitur Saddamin të pushtojë Kuvajtin”. Dhe kjo deklaratë duket se mbështetet në deklaratat e dhëna nga ambasadori, pas takimit si “ne nuk përzihemi në problemet mes arabëve”.
Sipas dosjeve të publikuara, nga Wikileaks në të njëjtën ditë me takimin e zhvilluar me Saddamin, ambasadori amerikan Glaspie i kishte dërguar Sekretares amerikane të Shtetit raportin në lidhje me këtë takim më date 25 gusht 1990. Titulli i raportit ishte “Porosia miqësore e Sadamit dërguar Presidentit Bush”. Në këtë raport ambasadori nuk përdorte ndonjë shprehje që të pasqyronte ndonjë vëzhgim rreth përgatitjes së Saddamit për pushtim dhe të bën përshtypje përdorimi i një titulli mjaft pozitiv.