I vjedhin diplomen shantazh studentes
Nje studente e Fakultetit te Infermierise ka rene viktime e shoqeve te dhomes te cilat bashke me te dashurin e njeres prej tyre kishin kurdisur nje plan shantazhi me qellim perfitimin e nje milion lekeve te vjeter. Studentet Matilda Isufi dhe Persida epele tashme te arrestuara kane mundur ti vjedhin diplomen shoqes se dhomes ne konviktet e Mjekesise te cilen me pas ia kane dhene 30-vjecarit Hajdar Dokaj personi qe kishte ideuar planin. Ngjarja sipas Policise se Tiranes ka ndodhur ne fillim te javes se kaluar ne dhomen e 3 studenteve dy te arrestuarave dhe viktimes ne konviktin e Fakultetit te Mjekesise ne kryeqytet. Policia eshte njoftuar diten e premte kur 21-vjecarja studente e Infermierise ka bere denoncim ne Komisariatin nr.4 duke treguar jo vetem se i kishin vjedhur diplomen por edhe qe i benin shantazh ne telefon. E demtuara ka treguar se qe nga momenti kur ka konstatuar humbjen e diplomes dikush e merrte vazhdimisht ne telefon me numra te paidentifikuaranonim dhe pa iu prezantuar i kerkonte 100 mije leke te rinj ne kembim. Ne rast se vajza nuk do te shkonte ne kohen dhe vendin ku personi anonim i kishte caktuar per tu takuar per ti dorezuar parate atehere ai e kercenonte se do ti shkaterronte diplomen. Per kete arsye ajo ka lajmeruar policine per shantazhin qe i behej duke shkuar ne te njejten kohe te nje lokal prane Farmacise 10 per tu takuar me Hajdar Dokajn qe me pas u identifikua si personi qe e merrte ne telefon dhe do kryhej shkembimi i parave me diplomen policia ka nderhyre duke kryer arrestimin e tij ne flagrance. Me pas jane arrestuar edhe dy shoqet e saj te dhomes Persina epele 23 vjec dhe Matilda Isufi 21 vjec qe te dyja studente te Mjekesise. et.de.