E Diel, 1 Nëntor 2026

Elektricisti shkon per faturen ngacmon adoleshenten

TIRANE - Nje elektricist u arrestua dy dite me pare nga forcat e policise se Komisariatit nr.4 pasi u akuzua nga prinderit e nje vajze 15-vjecare se e kishte ngacmuar ate seksualisht. Ngjarja ndodhi paraditen e se premtes ne lagjen Kodra e Priftit ne Tirane kur elektricisti Bajram D. 57 vjec kishte shkuar ne banesen private per te kontrolluar matesin e energjise elektrike. Por ne momentin kur ai ka shkuar per te pare sahatin e dritave ne shtepi ndodhej vetem nje vajze 15-vjecare dhe asnje pjesetar tjeter i familjes. Familjaret e vajzes denoncuan ne polici elektricistin i cili duke shfrytezuar momentin kur vajza ishte vetem e ka ngacmuar seksualisht te mituren. Policia menjehere ka gjetur dhe ka arrestuar 57-vjecarin i cili ka hedhur poshte akuzat e familjareve te vajzes. Ai pretendon se i ka kerkuar nje gote uje vajzes dhe ne momentin qe ajo ia ka sjelle ai e ka kapur nga faqja por pa asnje lloj tendence.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›