E Diel, 1 Nëntor 2026

I vodhi 73 mln biznesmenit ne shtepi burg sherbetores

/ /

Sipas prokurorise ngjarja ka ndodhur kater dite me pare kur biznesmeni Fatjon A. ka denoncuar ne komisariatin numer 3 se i ishte zhdukur nga kasaforta e tij nje shume prej 73 milione lekesh te vjeter qe i kishte mbledhur ditet e fundit per te paguar nje operacion mjekesor te vjehrres se vet. Sipas kallezuesit 36-vjecarja e cila punonte si pastruese dhe si bebisiter ne banesen e tij kishte marre fshehurazi celesin e kasafortes dhe ne mungese te tij kishte vjedhur shumen e konsiderueshme te parave. Menjehere sapo ka pare mungesen e parave ai i eshte drejtuar policise qe ka bere arrestimin e 36-vjecares Paja. Nderkohe vete e pandehura dhe avokati i saj mohuan dje para gjykates kete akuze. Paja tha se here pas here kishte shpenzuar para ne banesen e biznesmenit te cilat ata ia jepnin vete per te bere blerje te ndryshme sipas nevojave te femijes apo porosive qe i jepnin ata cdo mengjes. Ajo tha se per te gjitha keto shpenzime informonte familjen ku punonte teksa ata i kishin aprovuar. Pas Pajes avokati i saj mbrojtes pohoi se gjykata ne caktimin e mases se sigurise duhet te merrte parasysh rrethanat lehtesuese ndaj klientes se tij. Avokati mbrojtes pohoi se klientja e tij vuante prej shume vitesh nga kanceri ne qafen e mitres. Sipas tij per kete shkak ajo ishte bere dy here operacion ndersa pas disa ditesh kishte planifikuar nje tjeter nderhyrje mjekesore kirurgjikale. Gjykata i kerkoi mbrojtesit dokumente per te vertetuar kete pretendim ndersa ai pohoi se nuk kishte arritur ti siguronte ato per shkak se administrata e institucioneve mjekesore keto dite ishte me pushimet e fundjaves. Ne fund te seances gjyqtari i gatshem i kesaj jave vendosi te deklaronte si te pavlefshem arrestimin ne flagrance te 36-vjecares Paja pasi sipas tij ajo nuk ishte arrestuar duke kryer vepren penale dhe se nuk ishin gjetur para gjate kontrollit te kryer ne banesen e saj. Megjithate duke pasur bindjen se Paja mund te jete autore e kesaj vepre penale gjykata vendosi ta mbyllte ate ne qeli deri ne perfundim te hetimeve.

Fatos Mahmutaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›