E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lule Elezi, koncert në Kinë

Me ftesë të Universitetit të Jianghanit në Wuhan të Kinës, si përfaqësuese e Shoqatës Ndërkombëtare të Chopinit me seli në Vjenë, pianistja Lule Elezi, më 8 maj mbajti koncert solistik, me ç‘rast performoi vepra të kompozitorëve botërorë dhe dy vepra të kompozitorëve kinez.

Pianistja Elezi e impresionoi publikun kinez me koncertin e saj që u mbajt në sallën koncertale të mbushur përplot të Universitetit të Jianghanit në Wuhan. Si rezultat i suksesit të arritur, pianistja Elezi u ftua që të mbajë një koncert solistik në këtë universitet edhe në vitin e ardhshëm.

Universiteti i Jianghanit në Wuhan është njëri ndër universitetet më prestigjioze të Kinës. Pianistja Elezi, e cila është profesoreshë e asociuar e pianos në Fakultetin e Arteve, dega e Muzikës në Universitetin e Prishtinës, ishte mysafire e këtij universiteti prej 6 deri më 12 maj, me ç’rast përpos Wuhanit, ajo e vizitoi edhe qytetin e Shanghait dhe atë të Wuxit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›